Vendosni fjalën kyçe....

Rusia pezullon funksionimin e tubacionit kryesor të gazit, frikë në Evropë


Rrjedhja e gazit rus në Gjermani përmes tubacionit Nord Stream në Detin Baltik është pezulluar.

Operatori Nord Stream AG tha se puna rutinë e mirëmbajtjes do e mbyllte tubacionin për 10 ditë, duke filluar nga e hëna. Gjatë kësaj kohe, të gjitha rrjedhat e gazit përmes tubacionit do ndalen.

Operatori theksoi se ndalimi ishte rënë dakord më parë me të gjithë partnerët.

Muajin e kaluar, gjiganti rus i energjisë uli vëllimet e gazit të dërguar në Gjermani nëpërmjet tubit me 60% për shkak të sfidave operacionale, të shkaktuara nga dështimi për të kthyer në kohë një turbinë të riparuar në Kanada. Megjithatë, ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck argumentoi se ishte ‘një vendim politik’.

Vitet e fundit, mungesa e furnizimeve të lidhura me mirëmbajtjen nëpërmjet Nord Stream u kompensua nga rritja e furnizimeve përmes Ukrainës ose Polonisë.

Megjithatë, zyrtarë të ndryshëm dhe përfaqësues të industrisë i thanë Financial Times se kishin frikë se Rusia mund të mos e bëjë këtë gjë këtë herë, duke e lënë kontinentin të përballet me mungesa të gazit.

“Bazuar në modelin që kemi parë, nuk do të ishte shumë befasuese tani nëse gjenden disa hollësi të vogla teknike dhe më pas ata mund të thonë ‘Tani nuk mund ta bëjmë më të funksionojë tubacioni.” – tha Habeck në fund të qershorit.

Nord Stream AG, e cila është në pronësi të shumicës së Gazprom, këmbëngul se informacioni i mirëmbajtjes u zbulua në mënyrë të përshtatshme në përputhje me Rregulloren e BE-së për Integritetin dhe Transparencën e Tregut të Energjisë me Shumicë.

“Orari për aktivitetet e mirëmbajtjes është koordinuar ngushtë me partnerët në rrjedhën e sipërme dhe të poshtme të Nord Stream.” – shtoi deklarata.