Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë hapi sot Javën Amerikane në UMSH me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ekspozita fotografike e vendosur në hollin e Universitetit, hapi siparin e akiviteteve të përgatitura nga stafi i Universitetit Mesdhetar, nën kujdesin e veçantë të Presidentit të tij, Akademik, Prof. Dr, Anastas Angjeli.
Ai u shpreh se rëndësia e marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, është historike dhe e tillë do të jetë edhe në të ardhmen.
Historiani i njohur si dhe Drejtori i Shkollës Doktorale në UMSH i cili përgatiti këtë ekspozitë u shpreh se ajo reflekton përmbajtjen thelbësore, të marrëdhënieve midisi Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në një shekull.
Ekspozita synon të nënvizojë dinamikën e këtyre marrëhdënieve, rrënjet e tyre, por edhe faktorët e arsyet që kanë ndikuar në ecurinë e tyre. Dokumanetet dhe fotografitë e ekspozitës janë dëshmi e pakontesuteshme që ndri8çojnë rrugëtimin shekullor dhe progresiv të marëdhënieve shqiptaro-amerikane. Ato mbi të gjithë shprehin, respektin dhe mirënjohjen e shqiptarëve për SHBA, për gjithçka ato kanë bërë dhë po bëjnë për Shqipërinë. Java Amerikane në UMSH do të vazhdojë deri në 15 korrik.
Në ambjentet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe jo vetëm, do të organizohen disa aktivitete me qëllim sjelljen më pranë studentëve, të rinjve dhe publikut shqiptar aspekte të politikës, kulturës dhe artit amerikan, të cilat do të përmbyllen me Konferencën Shkencore, të organizuar me nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë me temë “100 vjet marrëdhënie shqiptaro-amerikane 1922-2022”.