Vendosni fjalën kyçe....

BE i jep 1 mld euro ndihmë për Ukrainën


Bashkimi Evropian (BE) miratoi 1 miliard euro shtesë në mbështetje për Ukrainën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter tha se ndihma e miratuar sot nga Këshilli brenda muajit do të arrijë në Ukrainë.

Ndihma përbën pjesën e parë të paketës së ndihmës makro-financiare prej 9 miliardë eurosh të propozuar nga Komisioni në maj.

Sipas kësaj, ndihma e BE-së për Ukrainën që nga fillimi i luftës do të arrijë në 2,2 miliardë euro.

Shuma e parë prej 1,2 miliard euro u shpall disa ditë para luftës për shkak të tensioneve me Rusinë.