SPAK ka pezulluar veprimtarinë e disa kompanive të lidhura me inceneratorët, shkruan BW.
Ditët e fundit të tjera fakte janë zbuluar nga LSI-ja për inceneratorët.
Në disa dalje për mediat, kryetarja Kryemadhi ka nxjerrë dokumente që sipas saj vërtetojnë evazion fiskal rreth 190 milionë dollarë të kompanive të lidhura me inceneratorët, një pjesë e mirë e të cilave kanë lidhje me Klodian Zoton, i shpallur në kërkim.
Po kështu së fundmi të tjera fakte të rënda kanë dalë në dritë.
Në disa raste, kompanitë e lartpërmendura kanë falsifikuar firmat e pensionistëve të ndryshëm ose të personave të vdekur, të cilët rezultojnë administratorë të kompanive në fjalë edhe pse ata nuk kanë pasur dijeni.
Kryemadhi i ka bërë thirrje SPAK-ut që të veprojë pa humbur kohë për faktet e zbuluara së fundmi.