Vendosni fjalën kyçe....

“Legalizimi i kanabisit e aministia fiskale rrezikojnë sigurinë e vendit dhe NATO-s” – PD akuza Ramës


PD-ja ka denoncuar dy nismat e qeverisë duke deklaruar se ato do e përkeqësojnë edhe më shumë kriminalizimin e saj dhe fuqizimin e bashkëpunimit me grupet kriminale.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja Floriana Garo tha se nisma për legalizimin e kanabisit e rëndon edhe më shumë gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Ajo tha se Shqipëria është ndër prodhuese më të mëdha në botë të kanabisit dhe urë kalimi e heroinës dhe kokainës drejt Europës.

Garo shtoi se edhe nisma tjetër e aministisë fiskale më së shumti do shërbejë për legalizimin e parave të drogës e të krimit dhe do rrezikojë sigurinë e Shqipërisë dhe NATO-s.

“Gjendja e ushtrisë shqiptare ka probleme tejet serioze të cilat lidhen para së gjithash me pagat e ulëta, mosinvestimi në infrastrukturë dhe buxhetin tejet të ulët të ushtrisë. Kjo në kundërshtim me standardet e NATO-s. Edi Rama ka një qëndrim të hapur antidemokratik ndaj lirisë së shtypit, të padenjë për një kryeministër dhe qeverinë e një vendi të NATO-s. Organizatat më prestigjioze të lirisë së medias kanë dënuar në mënyrë të përsëritur qëndrimin e tij. OSBE deklaroi pak ditë më parë se liria e medias është e lidhur direkt me sigurinë. Pozicioni i Shqipërisë sa i takon medias është përkeqësuar vitin e fundit me 20 vende. Shqipëria është sot ndër vendet kryesore të prodhimit të kanabisit në botë. Sivjet Shqipëria parakaloi në trafikun e kësaj droge Indinë dhe Iranin. Shqipëria është rrugë kryesore e kalimit të heroinës nga lindja drejt Europës dhe po bëhet qendër e rëndësishme e trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Pavarësisht kësaj Edi Rama ka përgatitur dy ligje të rrezikshme për vendin. Ligjin për legalizimin e kanabisit dhe atë për amnistinë fiskale për legalizimin kryesisht të parave të drogës dhe krimit me të cilat ai e përkeqëson edhe më tej problemet që kanë të bëjnë me drogë dhe trafikun e saj dhe rrezikon sigurinë e Shqipërisë dhe aleancën për shkak të bashkëpunimi të saj me grupet e trafikantëve e ato terroriste. PD shpreh mbështetjen e plotë për bashkëpunimin me NATO-n në të gjitha fushat.” – tha Garo.