Vendosni fjalën kyçe....

Meta dalje urgjente për mediet: Sjellje arrogante, deputetët që rrëzuan dekretin për Butrintin janë diktuar politikisht


Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë urgjente për shtyp për të folur lidhur me vendimin e sotëm të Komisionit të Ekonomisë që hodhi poshtë dekretin e tij për ligjin për “Butrintin”.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, tha se deputetët e maxhorancës treguan një sjellje arrogante duke përjashtuar nga konsultimi ekspertët dhe aktivistët e shoqërisë civile. Sipas tij deputetët e shumicës ishin të orientuar politikisht.

“Përpara se  të kaloj te afera e shekullit e inceneratorëve duke qenë se kemi një zhvillim të freskët nga Kuvendi ku komisioni ka rrëzuat dekretin e presidentit pr Butrintin që ka të bëjë me trashëgiminë tonë kulturore dhe që na risolli dhe njëherë një sjellje arrogante në raport me konsultimin dhe dëgjesën e ekspertëve të fushës, që u përjashtuan sot në mënyrë brutale dhe që tregon qartë se deputetët që kanë vepruar në këtë mënyrë janë diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive më të çmuara kombëtare si Butrinti vetëm për arsye të errëta dhe korruptive dhe ndoshta motive edhe më thella se aq.

Nuk kemi të bëjmë me një rast por një vazhdimësi të goditjes së trashëgimisë kulturore në shumë zona të tjera të vendit tonë. Ndaj uroj që deputetët në seancë plenare të dëgjojnë argumentet ne dekretin përkatës që kanë të bëjnë me shkeljen e kushtetutës.”– tha Meta.