Një zjarr i madh ka përfshirë ish-fabrikën e qelqit sot në qytetin e Kavajës. Besohet se zjarri nisi nga një person që po digjte disa mbeturina, por më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur dhe duke marrë përmasa të mëdha.
Sipas “Neës 24”, nga zjarri rrezikohen dhe shtëpitë që janë afër.
Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëset e Kavajës dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit por deri më tani pa sukses. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë duke shkuar edhe dy zjarrfikëset e qytetit të Rrogozhinës.