Policia e shtetit ka publikuar një tjetër apel për prindërit për mënyrën si duhen ulur fëmijët në automjet.
Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit ka rikujtuar rregullat që prindërit duhet të kenë parasysh për fëmijët e tyre gjatë udhëtimit me makinë.
Një ndër këto rregulla është se fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi.
“Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi!
Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi!”– thuhet në njoftim.
Nëse nuk zbatohen këto rregulla, shoferët paralajmërohen se mund të përballen me gjoba ose heqje të patentës deri në një vit.
“Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj. #Rrespektorregullateqarkullimitrrugor.”- përfundon apeli i Policisë.