Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Sri Lankës tenton të arratiset nga vendi, por e pengon stafi i aeroportit (Çfarë ndodhi)


Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka tentuar të largohet nga vendi por nuk ka mundur dot pasi nuk është lejuar nga stafi i aeroportit.

The Guardian” shkruan se Rajapaksa, i cili do të japë zyrtarisht dorëheqjen të mërkurën pas disa muajsh demonstratash, po përpiqej të arratisej në Dubai të hënën mbrëma.

Zyrtarët thanë se stafi i imigracionit e pengoi presidentin të shkonte në zonën VIP të aeroportit për të vulosur pasaportën e tij dhe ai nuk donte të kalonte nëpër radhët e zakonshme nga frika se mos turpërohej publikisht.

Si rezultat, Rajapaksa thuhet se humbi katër fluturime për në Emiratet e Bashkuara Arabe. Si rezultat, ai, gruaja e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe ndihmës të afërt e kaluan natën në një bazë ushtarake aty pranë.

Duket se presidenti i Sri Lankës është përpjekur të ndjekë disa rrugë arratisjeje ditët e fundit, por të gjitha kanë rezultuar të kota. Qeveria indiane thuhet se refuzoi lejen që një aeroplan ushtarak i Sri Lankës që mbante presidentin të ulej në një aeroport civil indian, ndërsa ambasada amerikane refuzoi t’i jepte një vizë si vizitor.

Rajapaksa, i cili ka jetuar në SHBA për vite me radhë dhe ka një djalë dhe një nip atje, hoqi dorë nga shtetësia e dyfishtë amerikane për të kandiduar për president, që do të thotë se ai tani nuk ka të drejtë për një vizë.

Sipas zyrtarëve që folën për Agence France-Presse, Rajapaksa tani po konsideronte përdorimin e një mjeti patrullues të marinës për të tentuar të largohej nga ishulli, megjithëse kjo nuk mund të konfirmohej.

Sa të jetë ende president, Rajapaksa gëzon imunitet nga arrestimi, por pasi të zyrtarizohet dorëheqja ky imunitet bie. Besohet se ai dëshiron të shkojë jashtë vendit përpara se të japë dorëheqjen për të shmangur mundësinë e ndalimit. Ai akuzohet për mbikëqyrjen e korrupsionit dhe keqmenaxhimit ekonomik që kanë falimentuar vendin dhe kanë shkaktuar krizën më të keqe financiare në histori.

Ai është akuzuar gjithashtu për krime lufte.

Presidenti nuk ishte i vetmi anëtar i familjes që u përpoq të ikte pa sukses. Vëllai i tij më i vogël Basil Rajapaksa, i cili shërbeu si ministër i financave dhe gjithashtu është akuzuar për korrupsion, u pengua të hipte në një fluturim për në SHBA nëpërmjet Dubait të martën në mëngjes pasi pasagjerët e tjerë protestuan.

Stafi i aeroportit refuzoi ta linte të përdorte shërbimin e shpejtë të portierit dhe e ndaloi të hipte në avion. Sipas zyrtarëve të aeroportit, ndërsa situata u tensionua, Basil Rajapaksa, i cili ka dy shtetësi amerikane, u tërhoq.