Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë vrarë katër udhëheqësit kryesorë të grupit terrorist të Shtetit Islamik (IS, dikur ISIS) në Siri.
Kështu, Komanda Qendrore e Pentagonit (CENTCOM) tha se është vrarë Maher al-Agal, lideri i grupit, në një sulm me dron të martën.
CENTCOM tha se sulmi u zhvillua jashtë qytetit Jidayris në veriperëndim të Sirisë, një zonë aktualisht nën kontrollin e forcave të mbështetura nga Turqia.
U.S. Central Command Forces conducted a UAS strike outside Jindayris, northwest Syria targeting two senior ISIS officials, July 12, 2022.https://t.co/7PiC2uDbmm pic.twitter.com/ZM4BVlsnkd
— U.S. Central Command (@CENTCOM) July 12, 2022
Një zëvendës i al-Agal ishte gjithashtu një shënjestër e sulmt dhe u plagos rëndë.
“Largimi i këtyre liderëve të ISIS-it do të prishë aftësinë e organizatës terroriste për të komplotuar dhe kryer më tej sulme.”– tha zëdhënësi i CENTCOM, kolonel Joe Buccino. “ISIS vazhdon të përfaqësojë një kërcënim për SHBA-në dhe partnerët në rajon”.
1/3
The two persons targeted by a drone in the occupied village of Khalta in Afrin are members of the so-called (Ahrar al-Sharqiya) mercenaries, one of them called Khaled al-Sayeeh from the Homs area, and he was affiliated with ISIS in Jarablus. pic.twitter.com/xpZrEwMIrX— Farhad Shami (@farhad_shami) July 12, 2022
SHBA-ja ka kryer një numër sulmesh dhe bastisjesh ndaj personelit të lartë të IS në veriperëndim të Sirisë gjatë muajve të fundit. Një udhëheqës i supozuar i lartë i grupit u arrestua nga forcat amerikane muajin e kaluar, ndërsa komandanti i përgjithshëm Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi u tha se vrau veten gjatë një bastisjeje nga forcat speciale amerikane në zonë në shkurt.
Sulmi ndaj al-Agal vjen një ditë përpara se presidenti i SHBA-ve Joe Biden të vizitojë Lindjen e Mesme.