Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Ministrja e Financave e përfshirë drejtpërdrejtë në evazionin me kompanitë e inceneratorëve


Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj në një intervistë për emisionin Task Force në SYRI TV deklaroi se Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është e përfshirë drejpërdrejt në evazionin e dyshuar fiskal të kompanive të lidhura me inceneratorët.

Shehaj theksoi se janë bërë veprime nga prokurorja në dosjen hetimore. Ajo kërkoi që Ministrja t’i përgjigjet pyetjeve të Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

“Hetimi vazhdon. Janë bërë shumë veprime nga prokurorja që ka bërë atë dosje. Do e ketë shumë të vështirë për ta mbyllur këtë hetim dhe është hapur vetëm për këta 197 që thotë kjo zonja që është Ministre e Financave, e cila është e involvuar drejtëpërdrejtë dhe ju lutëm kur ti vini mikrofonin asaj zonje, të përgjigjet për pyetjet që i ka drejtuar Monika Kryemadhi a ka firmosur, kush i ka penguar se mund të dali edhe ndonjë emër tjetër që nuk është vetëm kjo, ndonjë emër që është promovuar shumë në këto kohë. Është një person shumë i rëndësishëm në këtë fushë që është në atë pozicion për të mbrojtur Shqipërinë dhe nuk e ka mbrojtur por ka lejuar këtë aferë”-deklaroi Shehaj.