Gjykata e Apelit ka lënë sot në fuqi vendimin për të dënuar me 18 vite burg ish-policin Nevaldo Hajdaraj, lidhur me vrasjen e Klodian Rashës.
Hajdaraj përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe si rezultat dënohet me 12 vite burg.
Kujtojmë se Klodian Rasha u qëllua për vdekje më 8 dhjetor 2020 nga Hajdaraj, pasi kishte shkelur orën policore të vendosur lidhur me pandeminë.
Siç vihej re nga pamjet filmike, Rasha u qëllua nga pas krahëve teksa largohej me vrap duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Hajdaraj sipas Apelit e vrau me dashje 25-vjeçarin, teksa ky i fundit largohej me vrap duke mos iu bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur.
Ish-polici pretendoi se qëlloi mbi Rashën për shkak se kishte dyshime se ai ishte i armatosur dhe ndjeu rrezik.
Por të riut nuk iu gjet asnjë send i paligjshëm.