Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Bosnjë djali i bosit shqiptar të drogës (Video)


Është arrestuar në Bosnjë, Elvis Kelmendi, djali i bosit shqiptar të drogës, Naser Kelmendi.

I riu është arrestuar gjatë një operacioni të policisë boshnjake. 44-vjeçari akuzohet për kryerjen e disa veprave kriminale si pjesë enjë grupi që merrej me trafikun e drogës nga Amerika e Jugut.

Grupi dyshohet se drejtohet nga i ati dhe pjesë e të cilit akuzohen se janë edhe vëllezërit e Elvisit, Liridoni e Besniku.

I arrestuari është ndaluar edhe më herët. Në vitin 2010 ai u akuzua për vrasje, ndërsa në vitin 2017 për dhunë në familje.