Vendosni fjalën kyçe....

Avokati Altin Goxhaj nxjerr dokumentin: OJQ-ja e Fondi Amerikan synojnë të marrin edhe Drilonin në Pogradec


Avokati Altin Goxhaj ka akuzuar projektin për marrjen e Drilonit në Pogradec nga një OJQ në bashkëpunim me Fondin Amerikan të Zhvillimit.

Ai ka treguar para gazetarëve një dokument i cili sipas tij fakton akuzat duke thënë se e njëjta gjë ka ndodhur e do ndodhë edhe me projekte të tjera në Shqipëri.

Goxhaj tha se oligarkët shqiptarë po tundin flamurin e SHBA-së për të grabitur pasuritë publike në Shqipëri ndërsa paralajmëroi kreun e Fondit Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff se reputacioni i tij do nisë të bëhet pis në Shqipëri e SHBA.

“Këtu siç e shikoni kam sjellë për ju gazetarë projektin se si krijohet një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse në Drilon, në Pogradec për të marrë Drilonin me Fondin Amerikan. Tani këta në emrin amerikan kanë të drejtë të marrin gjithë Shqipërinë. Oligarkët shqiptarë po përdorin tani flamurin amerikan për të grabitur Shqipërinë dhe ky është dokumenti që kam sjellë për ju për të treguar që po e bëjnë në të gjithë Shqipërinë. I bëj thirrje Fondit Amerikan të mos bëhet pis flamuri amerikan me maskarallëqe dhe korrupsionin e tyre që e kanë bërë në shumë e shumë projekte në Shqipëri. Dhe i kujtoj Majkëll Granof, pronarit të Fondit Amerikan. Reputacioni i tij sot do fillojë të bëhet pis, edhe në Shqipëri edhe në Amerikë.” – tha Goxhaj.