Vendosni fjalën kyçe....

Biden do i kërkojë Arabisë Saudite rritjen e prodhimit të naftës, në këmbim mund t’i heqë embargon e armëve


Uashingtoni po mendon të heqë ndalimin e tij për shitjen e armëve nga SHBA në Arabinë Saudite teksa presidenti i vendit do vizitojë vendin këtë javë raportoi Reuters duke cituar katër burime të njohura me diskutimet.

Rreptësisht e brendshme në këtë kohë dhe në një fazë të hershme, diskutimet janë jozyrtare dhe larg fazës së vendimmarrjes, treguan dy nga burimet, me një zyrtar tjetër amerikan që tha se deri më tani nuk janë zhvilluar bisedime për këtë çështje me sauditët.

Burimet presin që vendimi i administratës Biden do të varet nga fakti nëse Riadi do të arrijë t’i afrohet përfundimit të luftës së tij shumëvjeçare në Jemen në një zgjidhje politike, sipas raportit.

Për më tepër, Shtëpia e Bardhë po i afrohet çështjes me kujdes maksimal, pasi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite raportohet se ka përdorur armë të prodhuara nga SHBA kundër objektivave civile, thanë burimet.

Në janar, Amnesty International raportoi se koalicioni përdori municione amerikane me saktësi të lartë në një sulm ajror në një qendër paraburgimi në Jemen, duke vrarë dhjetëra njerëz.

Zyrtarët sauditë janë përpjekur të heqin ndalimin prej muajsh tashmë, duke ushtruar presion në çdo rast ndaj homologëve të tyre amerikanë për të ndryshuar vendimin, zbuluan burimet.

Por vetëm të shtunën Biden, e bëri të qartë qëllimin e tij për të ‘rivendosur’ marrëdhëniet e tensionuara të SHBA-së me partnerin e saj të Gjirit, pjesërisht për të siguruar një rritje të prodhimit të naftës që mund të ndihmojë në uljen e çmimeve të gazit.

“Unë e di se ka shumë që nuk pajtohen me vendimin tim për të udhëtuar në Arabinë Saudite.” – shkroi Biden në një koment të botuar nga Washington Post. Megjithatë, vizita do ndihmojë në fillimin e ‘një kapitulli të ri dhe më premtues të përfshirjes së Amerikës’ në Lindjen e Mesme dhe ‘një Lindje e Mesme më e sigurt dhe e integruar’ është thelbësore për amerikanët, pasi burimet e saj energjetike janë jetike për zbutjen e ndikimit të sulmit të Rusisë në Ukrainë, argumentoi presidenti.