Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është dhunuar nga një person në qendër të qytetit.
BalkanWeb raporton se kryebashkiaku socialist ka denoncuar 2 ditë më parë në polici se është goditur me grusht në fytyrë dhe është fyer nga 33-vjeçari me iniciale D.S.
Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.
Materialet i janë referuar për vlerësim prokurorisë Lushnje. Deri më tani nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur ngjarja në fjalë.