Vendosni fjalën kyçe....

“Dua drejtësi, jam invalide dhe pa shtëpi”- E moshuara që rezulton “pronare” e inceneratorëve tregon çfarë i thanë dje në SPAK


E moshuara Merita Hajdari, e cila dikur mblidhte kanaçe në koshat e mbeturinave për të siguruar bukën e gojës, e sot pastron në të zezë, rezulton milionere e inceneratorëve.

Një ditë pasi shkoi u paraqit në SPAK për të kërkuar drejtësi për përdorimin e emrit të saj të lidhur me inceneratorët, zonja Hajdari ka treguar për “News 24” se çfarë i kanë thënë dje në Prokurorinë e Posaçme.

“Jam paraqitur se parmbrëmë në darkë njerëzit e mi më kanë parë në televizor që unë kam dalë biznesmene me dokumente false. Shkova dje te rajoni 3 dhe I thashe “çështë kjo gjë që më ka dalë në tv”. Ata më thanë shko te drejtoria e madhe dhe ua sqarova. Më thanë “nuk ke lidhje”. Unë u thashë që emri im diskutohet në tv. Më cçuan te drejtoria te ministria e jashtme. Më dhanë ca letra me foto. I mora dhe shkova te SPAK-u. Më thanë ‘nuk ke lidhje se nuk është mbiemri jot këtu’. Unë dua drejtësi, kur unë nuk kam biznese. Jam pa shtëpi, jam invalide.

Unë jetoj, punoj nëpër shtëpi, shkoj tek një fruta perime, seleksionoj atje e më japin ndonjë ushqim, punoj nëpër lokale, pastroj dhe ushqej fëmijët.

Jam debitore në banka, sepse në 2019 unë jam djegur. Më ka plas bombola me gjithë djalin. Mua shteti nuk më ka dhënë asnjë ndihmë që unë u dogja, le që nuk u interesuan që unë isha në spital, gjendje kome. Tani çfarë i kam bërë shtetit, që unë dal biznesmene, kur unë jam një fukareshë? Unë jam pa shtëpi, me 70 mijë lekë invaliditet, punoj nëpër dynjanë me nxjerr bukën e gojës. Unë nuk kam të ardhura, të shkojnë nëpër banka nëse unë kam ndonjë biznes. Unë jam debitore, që paguaj, me 15 kam për të paguar bankën por s’kam lekë ta paguaj. Unë dua drejtësi. Kush mi ka bërë këto gjëra, kush më ka nxjerrë mua biznesmene?

Ose të më japin këto bizneset e mia, të jetoj dhe unë fëmijët e mi me shtëpi e katandi. Mos të rrimë të flemë rrugëve, të vij të fle sa tek babi e sa tek tjetri, se nuk kam strehim tamam. Dhe bashkia s’më ka dhënë strehim me jetu me fëmijët e mi.”- tha Hajdari.