Vendosni fjalën kyçe....

Dy vëllezërit shqiptarë në “America’s Got Talent”, ngrenë në këmbë jurinë dhe publikun amerikan (VIDEO)


Dy vëllezër shqiptarë, Artan dhe Arnold Balla kanë dhuruar spektakël në shfaqjen e shumë përfolur të talenteve “America’s Got Talent”.

“Balla Brothers” ose dy vëllezërit Balla janë akrobatë dhe që të vegjël kanë dhënë shfaqje në cirk.

Me aftësitë e tyre akrobatike, ata kanë lënë pa fjalë publikun amerikan edhe jurinë e “America’s Got Talent”, që përbëhet nga: Simon Coëell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara.

Këta mbetën të mahnitur me aftësitë e dy shqiptarëve.

“Nuk e kisha parë asnjëherë këtë akt.”– tha Heidi Klum. Ndërkohë Vergara tha se performanca e tyre ishte “mahnitëse”. Por Simon Cowell pavarësisht se i pëlqeu shumë akti i të rinjve e gjeti një kritikë: “Nuk më pëlqejnë topat portokalli”– tha ai duke shkaktuar ovacione te publiku.

Megjithatë edhe ai tha “PO”, dhe vëllezërit Balla kaluan në fazën tjetër.

Kush janë vëllezërit Balla?

Vëllezërit Artan dhe Arnold Balla, me origjinë nga Shqipëria, jetojnë aktualisht në SHBA. Ata janë të specializuar në akrobaci dhe janë të njohur për aktet e tyre me një biçikletë, aktin e cirkut të patinazhit me rrota, dhe aktet e tyre të cirkut.

Ndonëse faqja në YouTube e Balla Brothers ka vetëm 99 abonentë tani, mesiguri ky numër do të ketë një rritje të madhe pas audicionit të tyre në “America’s Got Talent”.

Ata gjithashtu kanë një llogari të përbashkët në Instagram me emrin ‘Balla.brothers’ e cila ka më pak se 1 mijë ndjekës.

Arnoldi dhe Artani kanë edhe llogaritë e tyre të veçanta në Instagram. Ndërsa Arnold Balla ka pothuajse 10.8 mijë ndjekës, Artan Balla ka vetëm 2.7 mijë ndjekës deri më tani.

Ndonëse janë shumë të angazhuar me performancat akrobatike, Artani dhe Arnoldi kanë edhe angazhime të tjera. Arnoldi është i diplomuar në arkitekturë dhe punon si dizajner i brendshëm.

Ndërkohë Artani studion për drejtësi.

“Ditën do jem avokat, natën do jap shfaqje.”– i tha vëllai i vogël jurisë.