Vendosni fjalën kyçe....

Floriana Garo i reagon Kapllanajt: Firma jote është e preferuara e Ramës për tendera


Zëdhënësja e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha i është përgjigjur i është përgjigjur ish-kreut të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj.

Floriana Garo, ka postuar dokumente të cilat sipas saj hedhin poshtë deklaratën mohuese të Kapllanajt se ka përfituar tendera nga qeveria socialiste.

Më tej në deklaratë Kapllanaj cilësohet si i preferuari i qeverisë për tendera.

Lidhur me mohimin e tenderave te fituar nga firma e Kapllan Pallatit nga regjimi i Edi Rames!

Dje, me një status si te shkruar nga Alibasha, Kapllan Pallati reagoi ndaj deklarates se Kryetarit te PD ne emisionin Open, ne te cilin ai akuzoi Alibasho-opoziten, ne rastin konkret Kapllan Pallatin, si opozite tendermenesh te qeverise Rama.

Ai jo vetem mohoi dhjetra e dhjetra tendera qe kompania e tij familjare ka fituar si shperblim per opozitarizmin e forte nga regjimi i Edi Rames, por kercenoi edhe me padi ne gjykata.

Me kete rast, i kujtojme Kapllan Pallatit dhe Alibashes se tij se ne fotot e faqeve qe po postojme me poshte, gjenden dhjetra e dhjetra tendera me vlere dhjetra miliona euro te fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama. Gjithashtu, me poshte do te gjeni edhe tabelen e nje studimi ne te cilen kjo kompani renditet nder 11 kompanite e klienteles se Rames ne raport me tenderat e fituar nga pushteti”-shkruan Garo.