Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë jep vendimin për Safet Bajrin


Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 8 vjet e 9 muaj burg për Safet Bajrin të dhënë nga Gjykata e Shkodrës e cila ka njohur vendimin e dhënë nga drejtësia belge.

Bajri kishte kërkuar më herët lirimin me kusht por ai nuk është pranuar në asnjë rast. Duke qenë se Bajri i ka kryer 3 vite dënim në Belgjikë, i mbeten edhe pak muaj nga përfundimi i dënimit në Shqipëri.

Ai u arrestua në vitin 2018 pasi akuzohej për trafik droge e prostitucion nga drejtësia belge që e kishte dënuar me rreth 9 vite burg për veprat penale të lartpërmendura.