Vendosni fjalën kyçe....

I kishte qortuar për lëvizjen me monopatina, arrestohen dy adoleshentët që rrahën ish-kryebashkiakun italian


Dy shtatëmbëdhjetë vjeçarë janë arrestuar për dhunimin e Francesco Coco, ish-nënkryetari i bashkisë Roccabernarda në Itali.

Coco u sulmua mbrëmjen e së shtunës, në ambiente të mbyllura, me shkop.

Sipas Corriere Della Sera, dy të miturit, njëri prej të cilëve është nipi i kreut të klanit kriminal të zonës, do të duhet të përgjigjen për tentativë vrasje dhe shkelje.

Para gjyqtarit, dy të rinjtë qëndruan të heshtur. Karabinierët thuhet se kishin mbërritur tek dy të miturit falë pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. Testi i ADN-së në disa rroba të gjetura pranë shtëpisë së Coco-s, të lyera me gjak, po ashtu konfirmoi përgjegjësinë e të dyve.

Francesco Coco, në fakt, edhe për të kaluarën e tij si Marshall i Ushtrisë, është dalluar gjithmonë për betejat e tij kundër krimit. Dhe për këtë ai është kërcënuar dhe gjithashtu ka pësuar shumë dëme.

Sipas medieve italiane, në rastin e dy të miturve, ai i kishte qotuar ata për përdorimin e tepërt të motopatinave me të cilat bridhnin nëpër qytet.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia, që rrahja e tij mund të jetë porositur edhe nga dikush që donte t’i jepte një leksion ish-kryebashkiakut për fushatat e tij kundër krimit të organizuar. Për këtë Francesco Coco u nderua nga Presidenti i Republikës me medaljen e Kalorësit të Republikës Italiane.