Vendosni fjalën kyçe....

Kapllanaj reagon ndaj Berishës: Ke ngatërruar adresë, ka ikur koha kur ti dhe familjarët i vinit gjoba bizneseve për çdo tender


Replikat dhe akuzat në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj kanë vijuar.

Pas reagimit nëpërmjet Floriana Garos e cila nxori tenderat e përfituar nga firma e lidhur me Kapllanajn, ka reaguar ky i fundit.

Kapllanaj thotë se Berisha ka ngatërruar adresë me reagimin e tij. Kapllanaj më pas hedh akuza se Berisha dhe familjarët e tij i vinin gjoba bizneseve për çdo tender.

Ai përmend milionat e fshehura në tregtinë e boronicave, lojrave të fatit apo edhe dyqaneve.

Sali Berisha ka ngatërruar adresë. Mendon se jeton ende në kohën kur ai dhe familjarët e tij u vinin gjoba bizneseve për çdo tender. Tani që kjo kohë ka mbaruar, numërojnë tenderat publikë si lek gjobash që u mungojnë në arkën e shtëpisë. Ne fakt kjo tregon qartë për karakterin e tyre. Për frikën që kanë për milionat e fshehura në tregtinë e boronicave, të lojrave të fatit apo dhe dyqane në bllok. Për këto dhe të tjera akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve është shpallur familjarisht non grata. Sali Berisha ndoshta e ka harruar se kur vinte gjoba me pushtetin e tij dërgonte familjarët për ti mbledhur. Ndërsa tani kur qajnë familjarisht  për gjobat e pamarra nxjerrin gratë e botës e fshihen pas fustanit të tyre”-shkruan Kapllanaj.