Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: SPAK të mos presë 30 vite për të hetuar inceneratorin e Tiranës derisa të mbarojë kontrata


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se nëse do funksiononte drejtësia do kishte zbardhur skemën e inceneratorëve.

Kryemadhi theksoi se nuk mund të pritet 30 vjet që të zbardhet afera për djegësin e Tiranës pasi për Fierin dhe Elbasanin SPAK ndërhyrje vetëm kur u shlyen të gjitha paratë.

Nëse protesta do të jenë qytetare dhe qëndrestare, siç ishte protesta e studentëve në 2018-ën,që ushtroi presion te qeveria, po. Ne kemi votuar një reformë në drejtësi, dhe nëse do funksiononte kjo gjë, s’do ishim këtu. Nëse do ishte nëna e Kryemadhit në azil dhe do i përdoreshin të dhënat, apo nëna e Kryeministrit?! Në çdo vend jo vetëm që do të kishte rënë shteti, por drejtësia do të kishte vepruar me shpejtësi. Hetimi për inceneratorin e Tiranës ka 1 vit dhe pasi u paguan paratë nga qeveria, SPAK veproi mbi këta inceneratorë. Për inceneratorin e Tiranës nuk do presim 30 vite që të mbarojë kontrata.”-tha Kryemadhi.