Lëkundje tërmeti, epiqendra në afërsi të Librazhdit


Lëkundje tërmeti janë shënuar në Shqipëri pak minuta më parë.

Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.3 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 6 km në afërsi të Librazhdit.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Elbasan.

Ndërkohë, deri më tani nuk raportohet për dëme.