Vendosni fjalën kyçe....

Piu shishen e Jagermeister në dy minuta në videon virale, vdes i riu në Afrikën e Jugut (Video)


Një burrë nga Afrika e Jugut, i cili piu një shishe të tërë Jagermeister në më pak se dy minuta si pjesë e një konkursi, ka vdekur.

Policia në Waterval, një qytet në provincën Limpopo, ka hapur një hetim për vdekjen e burrit të paidentifikuar, i cili besohet se është rreth 25 ose 30 vjeç.

Jagermeister është një liker që ka një alkool në vëllim prej 35 për qind.

Një video virale e tregoi atë duke gëlltitur një shishe të tërë Jagermeister në më pak se dy minuta gjatë fundjavës, ndërsa njerëzit duartrokasin dhe brohorasin. Por ai shpejt u rrëzua në tokë.

Sipas zëdhënësit të policisë Brig Motlafela Mojapelo, incidenti ndodhi në një lokale në fshatin Mashamba në Elim, Afrika e Jugut.

Mojapelo tha që klientët morën pjesë në konkursin e pijes, në të cilin personi që mund të konsumonte një shishe të tërë Jagermeister brenda një kohe të caktuar do të fitonte 200 R (rreth 10 stërlina).

“Njëri prej tyre u rrëzua menjëherë më pas dhe u dërgua në klinikën lokale, ku u shpall i vdekur.” – tha zoti Mojapelo, sipas mediave lokale.

Ndërkohë, duke reaguar ndaj videos virale, një person tha: “Pjesa më e keqe e të gjitha… është se, kjo nuk është aspak qesharake… ishte një lojë që doli e gabuar nga të gjitha drejtimet.”

Një tjetër tha se burri “e kishte paguar me jetën e tij”.

Sipas një studimi të vitit 2017, në Afrikën e Jugut, “një në tre individë raportoi se pinte alkool, ndërsa një në shtatë raportoi se kishte pirë shumë alkool në një ditë mesatare në të cilën konsumohej alkool”.

Ai shtoi gjithashtu se prevalenca e pirjes së tepërt të vetë-raportuar ishte më e larta tek burrat dhe gratë në grupmoshën 25-34 vjeç.