Vendosni fjalën kyçe....

Theu bojkotin e proceseve gjyqësore, Komisioni i Disiplinës i pezullon licensën avokatit në Fier


Një avokat ka thyer bojkotin dhe ka vendour të marrë pjesë në një seancë gjyqësore, por është ndëshkuar për këtë me pezullimin e licencës për një afat prej 3 muajsh.

Avokati ndaj të cilit është marrë masa disiplinore, është Nexhip Dauti.

Ai është pjesë e Dhomës së Avokatisë së Fierit.

“Komisioni Disiplines, sot ne daten 13.06.2022 VENDOSI :

Pezullimin e licenses profesionale te Av. Nexhip Dauti per nje periudhe 3 mujore duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit” nga ky avokat i Dhomes Fier.

Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon!”- thuhet në njoftimin e Dhomës së Avokatisë në Fier.

Komiteti do të shqyrtojë sot 15 ankesa për avokatët. Kujtojmë se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë pak javë më parë mori vendimin që avokatët në vend të bojkotonin proceset gjyqësore, si shenjë revolte për mospranimin e hartës së re gjyqësore. Avokatët që do thyenin bojkotin, u paralajmëruan për marrjen e masave disiplinore.