Vendosni fjalën kyçe....

“12 kompani morën 30 milionë euro pagesa me lekë në dorë” – Berisha publikon videon


Kreu i PD-së Berisha ka publikuar një video lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në denoncim thuhet se janë më shumë se 30 milionë euro që kanë marrë 12 kompani të përfshira në kontratat e shitblerjes me kompanitë e inceneratorëve.

Bëhet fjalë për shitje fiktive te kompanitë e administruara nga pensionistë, mbledhës kanaçesh apo persona të vdekur, të cilat sipas denoncimit kanë shërbyer për të shmangur transferimin e shumave të mëdha të parave. Paratë për blerjet janë bërë me para në dorë nga kompanitë e inceneratorëve te 12 kompanitë përfituese duke shmangur kësisoj sistemin bankar, sipas akuzave të LSI-së.

“Sa më shumë vjedhin aq më shumë duan të vjedhin! Sb” – shkruan Berisha.