Vendosni fjalën kyçe....

Shullazi rikthehet në regjimin Bis-41, më herët u operua në dy krahët


Emiljano Shullazi është kthyer dje  regjimin Bis-41 ku vuan dënimin pas kryerjes së një operacioni në dy krahët.

Ai ndodhej në mjediset e spitalit të burgut dhe transferimi i tij ditën e djeshme pasdite është bërë nën masa të rrepta sigurie.

Shullazi është operuar disa ditë më parë në dy krahët. Qëndrimi i Shullazit në regjimin Bis-41 mbaron brenda pak ditësh dhe nuk dihet ende nëse do rikthehet në regjim edhe për një periudhë tjetër.

Shullazi e grupi i tij janë dënuar me 55 vite burg nga Gjykata e Krimeve të rënda.