Vendosni fjalën kyçe....

BE vendos të lejojë sekuestrimin e aseteve ruse e t’i përdorë për rindërtimin e Ukrainës


Bashkimi Evropian do miratojë një direktivë qysh në tetor që lejon sekuestrimin e aseteve ruse në territorin e bllokut nëse bëhen përpjekje për të anashkaluar sanksionet. Autoritetet e BE-së kanë rënë dakord ta mbështesin atë, tha Komisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders.

Duke folur me gazetarët përpara takimit jozyrtar të Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, Reynders zbuloi se Parlamenti Evropian tashmë e ka përgatitur masën dhe kishte ‘një miratim në Këshillin Europian’ në lidhje me këtë çështje.

Komisioneri i Drejtësisë i BE-së komentoi gjithashtu fatin e mundshëm të aseteve të sekuestruara, duke thënë se paratë mund të kthehen në një fond të përbashkët për popullin ukrainas pas konfiskimit të aseteve.

Sipas komenteve të mëparshme të Reynders, Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet ruse me vlerë 13.8 miliardë dollarë që kur Moska filloi sulmin e saj ushtarak kundër Ukrainës. Ai shtoi gjithashtu se një pjesë shumë e madhe e shumës vjen nga vetëm pesë shtete anëtare, ndonëse nuk pranoi t’i përmendte ato.

Në mes të konfliktit të Ukrainës, vendet perëndimore, përfshirë BE-në, vendosën një sërë sanksionesh gjithëpërfshirëse ndaj Moskës, duke përfshirë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e naftës ruse të dërguar nga deti.

Masat synojnë kryesisht ekonominë e Rusisë, me synim zvogëlimin e aftësisë së vendit për të financuar ushtrinë e saj.