Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i del në mbështetje avokatëve për Hartën e re Gjyqësore: Po mbrojnë ligjin dhe të drejtat e qytetarëve


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në mbështetje të avokatëve, të cilët kanë nisur protestat kundër hartës së re gjyqësore, pas bojkotit që vijon prej disa javësh.

Berisha duke postuar videon nga protesta thekson se ofron mbështetje të plotë për avokatët, pasi sipas tij, ata po mbrojnë ligjin dhe të drejtat e qytetarëve.

Proteste e avokatëve para KLGJ-së kundër hartës së re gjyqësore anti-ligjore të Edi Rames. Mbështetje të plotë grevës së avokatëve të Shqipërisë me anë të së cilës ata po mbrojnë ligjin dhe të drejtat e qytetarëve shqiptar!”, shkruan Berisha.