Vendosni fjalën kyçe....

Berisha paralajmëron qeverinë: Ju pret fati i Sri Lankës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se investimet në kërkimet shkencore dhe në teknologji, po i përdor për të vjedhur pronën publike.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha paralajmëroi maxhorancën socialiste se i pret fati i Sri Lankës.

“Në një tregim të Anton Chehovit, dy të quajtur gjahtarë, dolën në pyll dhe në vend që të vrisnin gjahun, vranë rojen. Shkuan e kontrolluan, i gjetën 3 cironka në xhep. I thonë njëri-tjetrit, këto nuk po i hamë se jemi në Kreshmë. Ju as për Kreshmë nuk respektoni. Por përdorni shkencën si një mekanizëm të ri për të vjedhur, për të vjedhur pronat publike. Po pse e them unë këtë. Të shtrojmë disa pyetje, sa është buxheti i qeverisë i teknohajnisë për shekncën. Është 1/57 e mesatares së vendeve të OSBE-së.

A ka mundësi që të ekzistojë në mendjen e tyre ideja shkencë? Zero. Pra të shkojmë më tutje, është e vërtetë që ne kemi studiues të shkëlqyer. Kemi vajza e djem, që mund të punojnë dhe të bëjnë kërkime shkencore të një niveli shumë të mirë. Por çfarë ndodhi me ju? Shihni pak rrogat e tyre. Ju i keni dhënë laboratorit të Rikardo Husmann i cili shkruan për mrekullitë ekonomike të Edi Ramës, pavarësisht se u prek Sri Lankës.

Sri Lanka u prek, sepse keni të njëjtin laborator. Edhe ju paguani Hausmanin, edhe ju paguani Hausmanin. Atje shkonte Erion Veliaj, këtu vinte përfaqësuesi i shoqërisë së hapur i Sri Lankës. Do ndiqni fatin e njëri-tjetrit. E dini hemorragjinë e trurit që keni krijuar në këto vite. Juristë të shkëlqyer ikni sepse nëni një luftë amorale shtresës së mesme. A e dini se për 9 vite në universitetet publike, në mënyrën më skandaloze, ndaluat mbrojtjen e doktoratave. Janë një nga rrugët kryesore të kërkimit shkencor.

Ku dini çfarë është shkenca. Jeni shndërruar në qenie shtetërore. Kur jua heq votën ai, si nuk ndiheni të turpëruar kur dilni përpara nesh. Ju pret dalja jashtë ligjit. Çfarë është kjo? Çfarë eksperimenti po bëni me këtë. Çfarë kërkimi shkencor doni të bëni ju, kur në laboratorin e qeverisë keni shpikur rritjen me 600 herë të fitimit në 4 muaj. Shikoni ku ju çon vjedhja ju. Se si me të vjedhur shumëfishoni 600 herë suksesin.”- tha Berisha.