Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Pse SPAK nuk heton pallatin e familjes Basha, ndërtuesi mori 11 milionë euro nga qeveria


Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar qeverinë por edhe ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Ai ka pyetur se pse SPAK nuk heton pallatin e familjes Basha kur para tre javësh ndërtuesi i tij ka marrë 11 mln euro.

Më tej Berisha kërkoi hetim edhe për shtëpinë e Edi Ramës që sipas tij ka blerë tokë me 2 euro metri ndërkohë që shitet me 20-40 euro.

Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLD e KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka blerë me 2 euro metri në një kohë kur shitet me 20 euro dhe 40 euro në atë zonë.

Pyesni pak pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro me 99% të fondit limit dhe të vetëm në garë”, tha kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e Parlamentit.