Vendosni fjalën kyçe....

BMW tani po tarifon 18 dollarë në muaj për sediljet me ngrohje në disa vende


Mendoni për një çast se jeni pronari krenar i një BMW Seria 5 krejt të re. Një mëngjes të ftohtë, ju përpiqeni të ngrohni ulëset e mjetit tuaj luksoz por asgjë nuk ndodh.

BMW tani po shet sedilje me ngrohje dhe disa veçori të tjera bazë, si një abonim mujor në disa vende. Pronarët që nuk paguajnë nuk do të kenë qasje te ngrohja, edhe nëse makina e tyre është blerë me të gjithë pajisjet e nevojshme nga fabrika.

Lëvizja vjen pasi kompanitë e makinave përpiqen të fitojnë më shumë para nga softueri në automjetet e tyre.

Nëpërmjet abonimeve, prodhuesit e automjeteve synojnë të prodhojnë një rrjedhë të qëndrueshme të ardhurash (dhjetëra miliarda në vit, thonë disa) që vazhdon shumë kohë pasi një makinë është bërë dhe shitur.

Një pjesë e vogël e uebsajteve të makinave vunë re këtë javë se sediljet me ngrohje dhe një timon me ngrohje u shfaqën si abonime mujore në faqen e BMW-së në Korenë e Jugut. (Duket se ato janë hequr që atëherë.) The Verge vuri re veçoritë në menunë për pronarët e BMW-së në Gjermani, Britani, Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re.

Sediljet me ngrohje kushtojnë rreth 18 dollarë në muaj, me opsione shtesë për kushte 1vjeçare, 3-vjeçare dhe të pakufizuara. Një timon me ngrohje kushton afërsisht 10-12 dollarë në muaj. BME nuk iu përgjigj pyetjeve se kur filloi abonimet.