Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka publikuar raportit vjetor të prokurorisë së përgjithshme “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021” në Kuvend.
Ai tha se në total, gjatë vitit 2021 prokuroria ka trajtuar në total 61015 materiale, që përbën një rritje prej 4,35 % në krahasim me vitin 2020.
Po ashtu ai bëri me dije se përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë edhe në vitin 2021 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.
Kryeprokurori theksoi se sa i përket tendencës, vërehet se për vitin 2021 rritjen më të lartë e ka qarku Kukës me 36 %.
“Gjatë vitit 2021 prokuroria ka trajtuar në total 61015 materiale, që përbën një rritje prej 4,35 % në krahasim me vitin 2020. Janë ndjekur nga prokurorët 47512 procedime penale, me një rritje prej 5,97 % në krahasim me një vit më parë, nga të cilat 28368 janë procedime penale të regjistruara në 2021, edhe këto me një rritje prej 1,71 %. Ndërkohë rezulton një rritje e procedimeve penale të mbartura në masën 11,65 %. Prokuroritë kanë vendosur mosfillimin e procedimit për 13503 referime dhe kallëzime penale”, tha Cela.