Vendosni fjalën kyçe....

Çipa: Me zbardhjen e aferës së inceneratorëve, LSI i ka dhënë goditje qeverisë së Edi Ramës


Gazetari Aleksandër Çipa e ka konsideruar një punë të rëndësishme zbardhjen e skemës së Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi aferën e ]inceneratorëve.

Çipa theksoi në A2 CNN se Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë një nga goditjet më të rëndësishme faktike qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij me zbardhjen e skemës së inceneratorëve, LSI-ja po kryen një atribut që po ngre ndjeshmërinë e opinionit publik.

Çipa  thekson se zbulimi i shifrave shkakton ndjeshmëri të lartë edhe në kontekstin e problematikave për financat publike.

Kauza e gjetur nga LSI-ja sipas gazetarit është e gjetur pasi vendon në epiqendër opinionin publik

Unë mendoj zbardhja dhe e vazhdimi zbardhës i aferës së inceneratorëve është një nga goditjet më faktologjike që LSI po i bën shumicës qeverisë së kryeministrit Rama. Sepse ajo de facto po kryen një atribut të rritjes së ndjeshmërisë së opinionit publik, shumat që përmenden nga foltorja e LSI-së dhe që janë bërë pjesë e dosjes hetimore nga SPAK-u për jetë aferë, janë shumë sensitive, shkaktojnë ndjeshmëri të lartë janë të vendosura në një kontekst problematik për financat publike, janë të vendosura në kushtet e një krize po shtresëzohet për arsye edhe të konteksteve ndërkombëtare. Kështu që në këtë pikëpamje mendoj politikisht dhe partiakisht LSI ka gjetur një kazus të cilin po e vendos në epiqendër të  vëmendjes së opinionit publik”-deklaroi Çipa.