Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli dhe Polonia bëjnë hapa para, drejt kalimit të problemeve mbi pronat e sekuestruara gjatë Luftës së Dytë Botërore


Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka pohuar se ambasadori izraelit Yacov Livne dorëzoi kredencialet e tij gjatë javës.

Masa vjen pothuajse një vit që kur krerët e misioneve diplomatike të dy kombeve u tërhoqën për shkak të ligjit të diskutueshëm të Polonisë për kthimin e pronave, që u mohoi hebrenjve kompensimin për pronat e marra prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Homologu izraelit i Dudas, presidenti Isaac Herzog, e quajti kthimin e ambasadorit ‘një hap i parë i rëndësishëm për përparimin e marrëdhënieve izraelito-polake’ dhe tha se shpresonte të përgjigjej duke marrë së shpejti kredencialet e të dërguarit të ri të Polonisë.

Javën e kaluar, Duda dhe Herzog zhvilluan bisedime të drejtpërdrejta mbi gjendjen. Udhëheqësi polak njoftoi pas takimit rivendosjen e afërt të lidhjeve ambasadore.

Këshilltari i Dudas për marrëdhëniet me jashtë, Jakub Kumoch komentoi përparimin të martën, duke theksuar se ai nuk përbënte ndryshimin e faqes në mosmarrëveshjen midis dy kombeve, pasi Izraeli kishte ende probleme me ligjin që shkaktoi përçarjen.

Përkundrazi, të dy presidentët ‘shikojnë një mndësi për marrëdhënie normale’, tha ai, duke shtuar se shpresonte ‘që këtë herë të gjithë do të jemi në gjendje të përfitojmë nga kjo mundësi’.

Tensionet midis dy kombeve ishin përshkallëzuar gjatë disa viteve, duke kulmuar me tërheqjen e të dërguarve në gusht 2021. Shkaku ishte një ligj polak që kufizoi aftësinë e hebrenjve për të kërkuar kthimin e pronave të sekuestruara prej tyre gjatë pushtimit gjerman nazist të Polonisë dhe që nuk janë kthyer më pas luftës.

Në atë kohë, qeveria izraelite e quajti legjislacionin ‘antisemit dhe imoral’. Zyrtarët polakë i cilësuan kritikat si simptoma të ‘një urrejtjeje në rritje ndaj Polonisë dhe polakëve’ në Izrael.