Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri Varhelyi: S’ka dyshime, Shqipëria është gati për të filluar negociatat, javën e ardhshme presim lajme të mira


Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi thotë se Shqipëria është gati për të filluar negociatat dhe se javën e ardhshme do të kemi lajme të mira.

 “Së pari është vërtet kënaqësi që rikthehem në Shqipëri dhe është një vend që vijon të më befasojë. Rruga për këtu më la pa frymë, shumë mbresa. Duke parë bregdetin dhe gjithë këto punime këtu. Ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin tuaj të ardhshëm. Të paktën dy brezat e mëparshëm nuk kanë bërë të njëjtën punë. Nuk ka ekonomi pa rrugë tregtare, pa ndërlidhje dhe për këtë ne kemi qenë të qartë. Ne dëshirojmë të jemi të rëndësishëm duke sjellë mbështetjen tonë. Kemi bërë shtysën e fundit, km e fundit për të arritur deri këtu. me gjithë këtë punë po ulim ndotjen…

Besoj në këto rrugë do të shikojmë shumë maunë, shpresoj se këtë rrugë do ta lidhim edhe me veriun dhe po ashtu edhe me BE. Për në lidhja është një nga çështjet më të rëndësishme sepse e di nga përvoja jonë se çfarë mundësish ke kur lidhesh me tjetrin…Ndërkohë pa partnerët tanë kjo gjë nuk do të ishte e mundur dhe kjo tregon edhe rolin që ata luajnë. Kjo punë është bërë për të mirën e përbashkët si shqiptare edhe atë Europiane dhe shpresoj se kjo të jetë vetëm një nga gjërat e para që bëjmë së bashku që do të lidhë Shqipërinë jo vetëm sa i përket rrugëve…

Plani i investimeve ekonomie ka dy vite që ka filluar dhe ne duhet ta përshpejtojmë këtë. Inkurajoj Shqipërinë të përshpejtojë punën edhe në këtë fushë. Mbaj mend në fillim të vitit 2020 që kishte shumë detyra dhe kemi parë shumë arritje. Plani i investimeve ekonomike ka dy vite që ka filluar dhe ne duhet ta përshpejtojmë këtë. Inkurajoj Shqipërinë të përshpejtojë punën edhe në këtë fushë. Mbaj mend në fillim të vitit 2020 që kishte shumë detyra dhe kemi parë është bërë shumë. Shqipëria ka bërë çdo gjë për të arritur tek konferenca e parë ndërqeveritare dhe besoj se java e ardhshme do të jetë ajo javë për të cilën ne kemi kaq kohë që presim.”- tha komisioneri.