Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizte me makinë të blinduar dhe me armë, policia arreston 26-vjeçarin në Kashar, i sekuestron para e bizhuteri pasagjerit


Një 26-vjeçar i cili lëvizte me makinë të blinduar dhe armë me vete ëshë arrestuar nga Policia në operacionin “Driving”.

Shtetasit E.D i është sekuestruar arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti i blinduar.

26-vjeçari ishte duke udhëtuar në makinë me shtetasin S.R 59-vjeç u gjatë kontrollit të shtëpisë të këtij të fundit i janë gjetur në cilësinë e provës materiale, bizhuteri të ndryshme floriri, për të cilat ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës, si dhe një shumë parash.

Policia ka referuar në prokurori rastin për të hetuar burimin e pasurive të sekuestruara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në Kashar, një shtetas i armatosur po lëvizte me një automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Driving”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. D., 26 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin S. R., 59 vjeç, në Kashar, shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e blinduar, që drejtohej nga shtetasi E. D.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. R., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, bizhuteri të ndryshme floriri, për të cilat ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës, si dhe një shumë parash. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e burimit të sendeve me vlerë dhe të shumës së parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.