Vendosni fjalën kyçe....

“Ministrja Spirobuçi” – Nikolla paralajmëron masa ndaj Berishën: Po shkel rëndë Kodin e Etikës, s’pranojmë fyerje këtu


Deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha kanë shkaktuar debate në Parlament.

Kjo pasi ai e quajti ministren për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali “Spirobuçi”.

“Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri këtu që i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit (i referohet Dritan Agollit të FSHZ-së), si puna e Salariotit që i dha Eltit, vëllaut të kësaj ministres, Spirobuçit. Ju lutem…”– ishin fjalët e Berishës.

Pas këtyre fjalëve ai është akuzuar nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i tërhoqi vëmendjen Berishës duke thënë se kkëto fyerje s’mund të pranohen.

“Ju ndërpres fjalën. Fyerje s’mund të pranohen. Kjo fyerje e rëndë nuk mund të pranohet. Është shkelje e rëndë.”- tha Nikolla.

Berisha tha se nuk mund t’ja heqin fjalën, por kryeparlamentarja këmbënguli se Berisha ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe do marrë masa për këtë.

“Zoti Berisha keni shkelur rëndë kodin e Etikës, do ndërpresin seancën për të vendosur për masën displinore.”– shtoi Nikolla.