Deputeti i PS-së Petro Koçi ka propozuar që në seancat në Parlament të mos hidhen më tymuese duke nënkuptuar deklaratat e deputetëve të opozitës për votimin e rezolutës për ‘Gjenocidin Serb në Bosnjë.
Koçi tha se votimi i rezolutës ka qenë i vlefshëm dhe se në seanca nuk duhen hedhur tymuese.
Më herët deputetët e PD-së Shehu e Alibeaj kritikuan socialistët për votimin e rezolutës.
“Është bërë nga deputetët e opoziutës që të hedhi çdo fillim seance nga një tymuese. Dua të shpreh kundërshtimin e bërë nga njëri deputet i njërës prej deputetëve të opozitës. Nuk ka asnjë logjikë që të hedhim tymuese dhe votimi ka qenë plotësisht valid.” – tha Koçi.