Një magazinë për prodhimin e kanabisit është zbuluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut ndërsa në pranga sipas mediave së vendit fqinj ka rënë edhe dhëndri i një politikani shqiptar, më saktë i kryebashkiakut të Pogradecit Ilir Xhakolli. G
jatë kontrollit të policisë janë sekuestruar 3000 rrënjë kanabis, 100 litra vaj kanabisi e 600 kg kanabis i tharë. Fabrika ka qenë e regjistruar si degë e kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës, shkruan Alsat.
Dyshohet se dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit është pronari i fshehtë i fabrikës.