Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në malin e Çikës, Peleshi e konfirmon: Dy avionë nga Greqia po shuajnë flakët


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi foli për situatën e zjarrit në malin e Çikës.

Ai konfirmoi se dy avionë grekë kanë ardhur në ndihmë për fikjen e zjarrit, ndërsa në terren janë të angazhuar sipas tij 100 efektivë të Forcave të Armatosura.

“Janë dy avionë, po fluturojnë aktualisht në Malin e Çikës, janë 100 forca të FA-së, nuk ka asnjë rrezik për banesat, as për vilat aty afër. Kështu që të mos shqetësohet njeri.”- tha Peleshi.

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarsic, me anë të një postimi në Tëitter bëri me dije se Greqia ka dërguar dy avionë pasi Shqipëria kërkoi ndihmë.

“Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë dhe nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së ka arritur të sigurojë dy avionë nga Greqia. Avionët këtë herë në vendin tonë do të përqendrohen në Malin e Çikës, ku është vatra aktive më problematike. Zjarri është përhapur në Dhërmi e Palasë dhe ka bërë që pushuesit të braktisin plazhet.”- tha ai.