Brice Williams, një ‘drag queen’ që mban emrin e skenës ‘Anastasia Diamond’, është akuzuar për 25 akuza për posedim të pornografisë së fëmijëve. Williams u nderua më parë për punën e tij me të rinjtë LGBT ndërsa u filmua duke dhënë shfaqje në një ‘drag show’ për të miturit.
Williams u akuzua në qershor me 25 akuza për pornografi për fëmijë dhe 18 akuza për përdorim kriminal të një objekti komunikimi.
Sipas Penn Live, Williams shkarkoi të paktën 49 foto dhe 25 video të djemve të zhveshur dhe dokumentet e gjykatës thonë se videot shfaqnin djem duke kryer akte seksuale me njëri-tjetrin, ndonjëherë me një mashkull të rritur të përfshirë.
Williams pranoi në polici se ai kishte parë pornografi për fëmijë që nga viti 2014. Para arrestimit të tij, Williams nga Pensilvania, ishte një aktivist i famshëm LGBT.