Avokati Altin Goxhaj prezantoi përpara deputetëve në Komisionin e Ligjeve, platformën e tij si kandidat për postin e Avokatit të Popullit.
Ai foli për shpopullimin, duke thënë se është një politikë për Shqipërinë e përgatitur nga George Soros.
“Po të jem unë, nuk do të shkelë këmbë LGBT-je në shkollat e Shqipërisë deri në 18 vjeç. Kjo është axhenda e Soros. Ne duan të na zëvendësojnë brenda 20 vitesh.”- tha Goxhaj.
Sipas Goxhajt, problemi më i madh që ka sot Shqipëria është pikërisht shpopullimi. Goxhaj u shpreh se ai është i bindur që nuk do të votohet për postin e avokatit të popullit, sa kohë që axhenda e tij është e qartë kundër Soros. Megjithatë tha se edhe nëse nuk zgjidhet për postin, do të nërtojnë rrjetin e avokatit të popullit në të gjithë Shqipërinë.