Vendosni fjalën kyçe....

Braimllari për aferën e incenerqatorëve: Koha për SPAK nuk pret, Rama dhe Veliaj të dalin para drejtësisë si dy kokat e grupit kriminal


Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka dalë në një deklaratë për mediet, për një tjetër denoncim për aferën e inceneratorëve.

Gjatë fjalës së tij, Braimllari bëri përgjegjës për aferën korruptive kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, të cilët kërkoi të hetohen nga SPAK.

Sipas Braimllarit, është momenti që SPAK të veprojë dhe të provojë që Reforma në Drejtësi po vihet në zbatim.

“Jemi në këtë komunikim me publikun për të sjellë për të disatën herë në vëmendje aferën më të madhe korruptive në vend që kalon çdo imagjinatë njerëzore, atë të inceneratorëve.

Është e qartë që kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, që kokat i ka në Kryeministri dhe në Bashkinë e Tiranës.

Kjo aferë korruptive nuk mund të v ihej në zbatim pa mbështetjen e drejtpërdrejt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk janë mjaftuar vetëm me skemën fiktive të ndërtimit të inceneratorit, por kanë vënë në zbatim duke përdorur institucionet shtetërore edhe skemën e evazionit fiskal që kap vlerën e 189 milionë dollarë, duke përdorur kompani fiktive, duke vjedhur identitetin e qytetarëve.

Janë 24 kompani fiktive me të cilat janë vjedhur 189 milionë dollarë, të cilat janë para të qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë qytetarët pagujnë çdo ditë 80 mijë dollarë për kontratën korruptive të inceneratorit të Tiranës. Qytetarët varfërohen çdo ditë, ndërkohë që Edi Rama dhe Erion Veliaj, vijojnë zbatimin dhe mbrojtjen e aferës korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Çmimet e larta të shportës, të karburanteve, të shërbimeve të ndryshme, pagat e ulëta, kosto e lartë e jetesës po rëndojnë çdo ditë mbi familjet shqiptare. 

Afera më e madhe e shekullit, ajo e inceneratorëve kërkon urgjentisht thellimin e hetimeve për të ndaluar pagesat korruptiove dhe për shkuar tek përgjegjësit e vërtetë të këtij grupi të strukturuar kriminal që udhëhiqet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të vihen sa më shpejt përpara drejtësisë, si dy kokat e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, skemë e cila i ka vjedhur qytetarëve shqiptarë miliona dollarë. Këto para të cilat shkojnë për mafien e plehrave duhet të kishin shkuar për familjet në nevojë, bneset e vogla si dhe për të shtuar investimet në arsim dhe në Shëndetësi.

Koha për SPAK nuk pret. Është momenti për te vepruar dhe për të provuar që Reforma në Drejtësi e votuar me 140 vota dhe kontributin e jashtëzakonshëm të LSI-së, të vihet në zbatim dhe të mos shantazhohet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.”– tha ai.