Rregullatori kanadez i barnave ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit të Moderna-s për foshnjat, të vegjlit dhe parashkollorët, vaksina e parë që merr autorizim për grupmoshën në fjalë.
Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë njoftoi vendimin të enjten, duke thënë se miratoi një seri vaksinash me dy doza për fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç ‘pas një shqyrtimi të plotë dhe të pavarur shkencor të provave’.
Komiteti Këshillimor Kombëtar për Imunizimin rekomandoi doza më të vogla për fëmijët, vetëm një e katërta e sasisë së miratuar për të rriturit, duke përmendur rezultatet e provës së fazës së tretë për vaksinën Moderna.
Vaksinat duhet të administrohen rreth tetë javë larg nga njëra-tjetra, veçanërisht për ata që aktualisht kanë virusin, megjithëse pacientët me imunitet të kompromentuar mund të marrin doza në një interval prej vetëm katër javësh, shtoi ai.
Ndërsa agjencia shëndetësore pranoi se ‘shumica e fëmijëve’ që preken nga Covid-19 ‘nuk kanë simptoma ose i kanë të lehta’, ajo vuri në dukje se ‘disa fëmijët mund të sëmuren shumë dhe të kërkojnë shtrimin në spital’, duke sugjeruar që vaksinimi mund të shmangë rezultate të tilla.
Health Canada paralajmëroi se për shkak të mungesës së të dhënave afatgjata për vaksinën, tani për tani ka pak informacion në lidhje me efektet anësore serioze si miokarditi, një gjendje potencialisht vdekjeprurëse e zemrës që shihet në disa qytetarë të moshuar. Megjithatë, ajo tha se nuk kishte parë ndonjë reagim të rëndë negativ gjatë testeve të vaksinës Moderna.
SHBA miratoi përdorimin e vaksinave të koronavirusit të Pfizer dhe Moderna për të njëjtën grupmoshë gjashtë muajsh deri në pesë vjeç muajin e kaluar dhe që nga ajo kohë ka vaksinuar rreth 267,000 fëmijë që nga 8 korriku, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.