Kryeministri Rama ka shkuar për vizitë në familjene 18-vjeçarit Anri Kashiku, i cili humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Durrësit teksa u fut në ujë për të shpëtuar të vëllanë e mitur dhe shokun e tij.
Kreu i qeverisë tha gjatë vizitës së 18-vjeçari do shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’ për veprimin e tij. Ai shoqërohej gjatë vizitës nga ministrja e Mjedisit Kumbaro e kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako.
Kashiku humbi jetën ditën e djeshme pasi u fut të shpëtonte të vëllanë dhe shokun e tij që rrezikonin të mbyteshin për shkak të detit me dallgë.
Sipas Rojes Bregdetare, në zonë ishte Flamuri i Kuq që paralajmëronte pushuesit të mos futeshin në det për shkak të rrezikut.
Po kështu ai ka deklaruar se është futur në ujë bashkë me 18-vjeçarin Kashiku duke nxjerrë dy të miturit ndërsa nuk ka mundur dot të bëjë të njëjtën gjë më adoleshentin që humbi jetën.