Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët e futbollit habiten pas gjuajtjes së çuditshme të penalltive, pamja bëhet virale e merr mbi 7 milionë shikime (Video)


Një penallti e çuditshme në finalen e Kupës FA Ogun State në Nigerinë jugperëndimore ndezi akuzat për trukim ndeshjesh këtë javë.

Pasi Remo Stars dhe Ijebu United nuk arritën të gjenin rrjetën gjatë përplasjes së tyre, barazimi duhej të zgjidhej nga pika e bardhë e 11 metrave.

Dhe ndërsa një përplasje e tillë e vogël rajonale zakonisht do kalonte pa u vënë re, gjuajtja e çuditshme e penallitve është bërë virale me mbi 7 milionë shikime. Gjatë gjuajtjes së parë që habiti jo pak, portieri qëndroi i palëvizur dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të kapur topin.

Edhe disa gjuajtje të tjera ishin jo pak të çuditshme duke bërë që tifozët të lëshojnë akuza për trukimin e ndeshjes.

Ijebu United përfundimisht fitoi 3-0 dhe mori në shtëpi trofeun. Shpërndarësi i videos virale Ibukun Aluko, mbeti i tronditur nga ajo që pa dhe shkroi: “Nëse ky nuk është trukim ndeshjesh, atëherë nuk e di se çfarë është.”