Çmimi i naftës në vend ka pësuar ulje me dy lekë duke u shitur me 238 lekë për litër nga 240 lekë për litër që ishte dje.
Edhe çmimi i benzinës është ulur me tre lekë duke u shitur me 218 lekë për litër nga 221 lekë për litër.
Ndërkohë çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar e do jetë 69 lekë për litër.