Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një adoleshente është hedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit.
E reja është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.”– bën me dije Policia.